Aksident i rëndë në Studeniçan: 4 të lënduar, mes tyre 2 fëmijë

Nga Xh M
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Studeniçan, 1 prill Zhurnal.mk – MPB njofton se me datë 31.03.2026, rreth orës 09:10, në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Studeniçan të Shkupit ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve të llojit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Q.A. (42) nga fshati Studeniçan, dhe një automjeti të udhëtarëve të llojit “Toyota” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 34-vjeçarja R.I., po ashtu nga Studeniçani.

Në këtë aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit “Audi” dhe një bashkudhëtar gjashtëvjeçar në automjetin “Toyota”. Ndërkohë, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja R.I. dhe një tjetër bashkudhëtar gjashtëvjeçar nga automjeti “Toyota”, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

​Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër