Aksident mes një automjeti dhe një furgoni të MPB-së në rrugën Tetovë-Jazhincë, një grua mbetet e lënduar rëndë

Nga D. V.
73 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 Prill, Zhurnal.mk – Më 16.04.2026, në orën 06:40, në SPB Tetovë është denoncuar se në udhëkryqin që lidh rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë me rrugën lokale për në fshatin Tearcë, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve „Peugeot“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga 44-vjeçarja H.M. nga fshati Tearcë, dhe një furgoni „Citroen“, pronë e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), i drejtuar nga D.S. (49) nga fshati Jegunoc i Tetovës.

​Në këtë aksident, lëndime trupore ka pësuar drejtuesja H.M., të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër