Aksident trafiku në Shkup, lëndohet një person

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 nëntor, Zhurnal.mk – MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në Shkup, në të cilën është lënduar një person.

“Më 09.11.2026, rreth orës 09:10, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. “Boris Trajkovski” dhe rr. “Sasa” në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.T. (33) nga Shkupi dhe një automjeti udhëtarësh “Zastava” me targa të Shkupit,i drejtuar nga V.K. (79) nga Shkupi.

Në aksident, bashkudhëtarja në automjetin “Zastava”, R.K. (76) nga Shkupi, ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura