Aksidentohet një biçiklist në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë

Nga D V
821 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 gusht, Zhurnal.mk – SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në komunikacion në Tetovë, në të cilën është lënduar një person.

“Më 13.08.2026 në SPB Tetovë është denoncuar se në ora 12:45 në bul. „Bllagoja Toska“ në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti pasagjerësh „Daihatsu“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.M. nga Tetova dhe një biçiklete e drejtuar nga R.I. (60) nga Tetova. Në aksident, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër