Qielli i Maqedonisë merr nivel më të lartë në kontrollin e sigurisë

Nga D V
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 gusht, Zhurnal.mk – Vendosja e sistemit të ri ATM në M-NAV është me rëndësi të jashtëzakonshme për nivel më të lartë të sigurisë dhe efikasitetit në menaxhimin me trafikun ajror, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski gjatë vizitës në M-NAV dhe kullën e kontrollit në Shkup.

Rëndësia është edhe më e madhe nëse marrim parasysh shifrat se ka pasur një rritje prej mbi 12 përqind në gjashtë muajt e parë të vitit 2026 krahasuar me vitin 2025 në numrin e fluturimeve mbi qiellin e Maqedonisë.

“Sistemi ATM është zgjidhje teknologjike i cili drejtpërdrejtë do të kontribuojë për nivel më të lartë të sigurisë dhe efikasitetit në menaxhimin me trafikun ajror dhe me vendosjen në përdorim, M-NAV merr komplet zgjidhje të re. Atë që mund ta them është se në vitin 2026, në gjashtë muajt e parë kemi fluturim të 173.000 aeroplanëve mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë. Këto janë si ato që ulen në aeroportet tona, por edhe ato që fluturojnë sipër. Vetëm për krahasim, kjo është një rritje prej 12.2% krahasuar me vitin 2025, 23% krahasuar me vitin 2024 dhe 27% krahasuar me vitin 2023, dhe vetëm në korrik patëm 42,000 fluturime mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë”, theksoi Nikolloski.

Siç tha ai, ky sistem është i lidhur me skandalet në qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së, por me vendosjen e udhëheqësisë së re në M-NAV, me koordinim të mirë sistemi është instaluar dhe vënë në funksion.

“Prokurimi filloi në vitin 2014, ndërsa kontrata u lidh në vitin 2018 me kompaninë italiane Leonardo. Nga viti 2018 deri në vitin 2024, nuk pati aktivitete, me të cilat u përballën edhe autoritetet hetuese në periudhën e kaluar. Me zgjedhjen e menaxhmentit të ri të M-NAV, filloi puna intensive, me ç’rast sot po dëshmojmë funksionimin e plotë të sistemit të ATM-së”, tha Nikolloski.

Në vitin 2025, sistemi i ri i radarit në kullën e kontrollit në Shkup u instalua dhe është në fazën përfundimtare të testimit.

“Fati i radarit është i ngjashëm. Kontrata për radarin u nënshkrua për herë të parë në vitin 2022, por nuk pati aktivitete deri në vitin 2024. Në vitin 2025, menaxhmenti i ri i M-NAV filloi aktivitetet – aktivitetet e ndërtimit dhe të gjitha aktivitetet e tjera të nevojshme – për instalimin e plotë të radarit të ri. Radari i ri është tashmë në kullën e kontrollit dhe aktualisht po kryhen testet e nevojshme. Gjatë shtatorit ose tetorit, ai do të vihet plotësisht në funksion, gjë që do t’i japë qiellit të Maqedonisë sistemin më të lartë të kontrollit dhe sistemin më të lartë të sigurisë. Me futjen e këtyre dy sistemeve – sistemin ATM dhe radarin e ri – ne po e mbulojmë plotësisht qiellin e Maqedonisë në nivelin më të lartë që aktualisht mund të gjendet në botë nën kontroll sigurie”, theksoi Nikolloski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër