Tetovë, 5 gusht Zhurnal.mk – Sot pata kënaqësinë të mirëpres në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Gjino Mulliqi, Zëvendës Kryetar i Komunës së Wylie, në shtetin e Teksasit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
‘Në një bashkëbisedim të ngrohtë e miqësor, shkëmbyem mendime për zhvillimet politike, sfidat me të cilat përballet vendi dhe rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës shqiptare në forcimin e lidhjeve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vlerësuam lart kontributin e bashkatdhetarëve tanë në SHBA, të cilët prej dekadash janë mbështetje e rëndësishme për çështjen kombëtare, zhvillimin e vendit dhe avancimin e proceseve demokratike. Bashkëpunimi me mërgatën tonë mbetet një vlerë dhe një urë e fuqishme që na afron drejt synimeve tona të përbashkëta”, njoftoi Ahmeti.
