Regjistrohen 14 zjarre deri në orën 18:00

Nga Xh M
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 gusht Zhurnal.mk – Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), deri në orën 18:00 të ditës së sotme në vend janë evidentuar gjithsej 14 vatra zjarri. Prej tyre, një vijon të jetë aktive, dy janë lokalizuar dhe 11 janë shuar tërësisht.

Aktive mbetet vatra pranë fshatit Greshnicë, në lokalitetin Stojanova Naselba, në Komunën e Makedonski Brodit. Flakët atje kanë përfshirë bimësi të ulët, shkurre dhe pyll të degraduar.

Nën kontroll janë vendosur zjarri në deponinë e Delçevës dhe ai pranë fshatit German, në Komunën e Rankovcit, ku është djegur bimësi e ulët.

Ndërkohë, gjatë ditës janë shuar plotësisht 11 zjarre në lokacione të ndryshme të vendit, përkatësisht në komunat Zhelinë, Gostivar, Vinicë dhe Zërnovc, Manastir, Prilep, Dollnen, Likovë, Kratovë, Negotinë, Kavadar dhe Karposh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër