Ali: Zjarri po i afrohet fshatit Paligrad, ekipet do të qëndrojnë në terren gjatë gjithë natës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 gusht Zhurnal.mk – Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ndodhet në fshatin Paligrad komuna e Studeniçanit, ku zjarri po i afrohet zonës së banuar.

Ali, së bashku me ekipet e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit, po e ndjek nga afër situatën, ndërsa në terren po zhvillohen aktivitete për lokalizimin dhe vënien e flakëve nën kontroll, shkruan aktuale.mk

Ekipet zjarrfikëse do të qëndrojnë në terren gjatë gjithë natës, duke monitoruar vazhdimisht përhapjen e zjarrit dhe duke qenë të gatshme të reagojnë për mbrojtjen e fshatit dhe banorëve.

Për orët e mëngjesit është planifikuar edhe ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarrit.

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se situata po ndiqet me vëmendje dhe se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për reagim në kohë dhe mbrojtjen e popullatës.

artikuj të ndërlidhura