Në prag të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë, Haqim Ramadani me apel deri te votuesit shqiptar

Nga Xh M
582 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 22 gusht Zhurnal.mk – Në prag të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës, ish-kandidati për kryetar komune nga VLEN, Haqim Ramadani, u është drejtuar votuesve me një apel për lënien pas të përçarjeve dhe fokusimin te puna, shërbimet dhe mirëqenia e qytetarëve, përcjell tetova1

Ramadani, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2025, ka thënë se pas përfundimit të garës janë përhapur, sipas tij, shpifje, etiketime dhe dezinformata me qëllim të përçarjes së banorëve të komunës.

Ai ka theksuar se 4.224 votat e marra në zgjedhjet e kaluara përfaqësojnë mbështetjen e qytetarëve nga disa vendbanime të Bërvenicës, duke e cilësuar rezultatin si rekord.

Në mesazhin e tij, Ramadani ka bërë thirrje që në procesin e ri zgjedhor të shmangen akuzat dhe përçarjet, ndërsa qytetarët të vendosin bazuar në programet dhe kandidatët që preferojnë.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“NJË HERË E PËRGJITHMONË:

TA LËMË PËRÇARJEN PAS!

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të vitit 2025, janë thënë shumë shpifje, etiketime dhe dezinformata, me një qëllim të vetëm: të përçajnë banorët e Bërvenicës dhe fshatrat tona.

Nuk më vjen keq që jam kritikuar. Kam qenë pjesë e garës dhe e pranoj çdo kritik apo lëvdatë. Por nuk pranoj që fshatrat të ndahen në “patriotë” e “tradhtarë”, apo qytetarët të etiketohen për bindjet e tyre politike.

4.224 votat që morëm nuk erdhën nga qielli. Erdhën nga Gurgurnica, Miletina, Çellopeku, Tenova, Radiovca, Bërvenica, Sellarca, Bllaca dhe nga çdo pjesë e komunës. Ishte një rezultat rekord dhe një dëshmi e mbështetjes së banorëve.

Gara përfundoi. Rezultati u dha. Unë i falënderova të gjithë ata që votuan dhe e mbylla atë kapitull.

Sot jemi përballë një procesi të ri. Në rrethanat që kemi, nuk kemi nevojë për akuza, etiketime dhe përçarje. Kemi nevojë për unitet.

Unë i kam shërbyer çdo banori të Bërvenicës njësoj, pa dallim përkatësie etnike, fetare apo politike. Këtë e dëshmon puna ime dhe këtë mund ta vërtetojë çdo qytetar.

Le ta lëmë të kaluarën pas.
Le ta bashkojmë Komunën.
Le të flasim për punë, shërbime dhe mirëqenie.
Komuna ka nevojë për unitet, jo për përçarje.

Çdokush ka të drejt të votoj për programin zgjedhorë dhe për kandidatin e vet fë preferuar”, ka përfunduar Ramadani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër