Ambasada e Kosovës në SHBA uron Mikhail Bogachekun për nominimin si ambasador në Kosovë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka uruar Michael Bogachekun për nominimin e tij si ambasador i ardhshëm amerikan në Kosovë.

Përmes një postimi, ambasada i ka shprehur urimet Bogachekut, pas vendimit të Shtëpisë së Bardhë për ta nominuar atë në këtë pozitë.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Michael Bogachek, nga Florida, është nominuar për ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Nominimi i tij i është dërguar Senatit amerikan, ku duhet të kalojë procesin e konfirmimit përpara se ai të marrë zyrtarisht detyrën e re.

artikuj të ndërlidhura