Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhjet e qeta dhe demokratike

nga D. V.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar qytetarët dhe institucionet e vendit për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në mënyrë të qetë dhe demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori theksoi: “Urime Kosovës për zgjedhjet e qeta dhe demokratike. Presim me padurim të punojmë me institucionet e sapoformuara”.

Ky mesazh vjen si shprehje e mbështetjes së Gjermanisë për procesin demokratik në Kosovë dhe angazhimin për bashkëpunim me qeverinë dhe institucionet e reja të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More