Ambasadorja e BE-së takon Brahon: Puna e SPAK, thelbësore për shtetin e së drejtës

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 shtator, Zhurnal.mk – Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka rikonfirmuar mbështetjen e BE-së për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke e cilësuar punën e saj si thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në vend.

Gjatë takimit të saj të parë me drejtuesin e SPAK-ut, Klodjan Braho, ambasadorja Moreira de Sousa theksoi rëndësinë e një institucioni të pavarur dhe efikas në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

“Rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas. Puna e SPAK-ut kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, u shpreh ambasadorja e BE-së.

Ajo nënvizoi gjithashtu se arritja e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një nga elementët kyç në procesin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Arritja e mëtejshme e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një element kyç i përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër