Ancelotti ngre alarmin për futbollin italian: Nuk kanë arritur të zhvillojnë një gjeneratë të fortë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Carlo Ancelotti ka vlerësuar gjendjen aktuale të futbollit italian, duke shprehur shqetësimin se Italia nuk ka arritur të prodhojë një gjeneratë të fortë futbollistësh të nivelit të lartë në vitet e fundit.

Trajneri i Brazilit theksoi në veçanti mungesën e një sulmuesi italian cilësor te klubet më të mëdha të Serie A, duke përmendur Milanin, Interin dhe Juventusin.

“Unë mendoj se në vitet e fundit Italia nuk ka arritur të zhvillojë një gjeneratë të fortë lojtarësh të nivelit të lartë”.

“Për shembull, aktualisht nuk ka një sulmues italian cilësor në klubet kryesore italiane si Milani, Interi apo Juventusi”, deklaroi Ancelotti.

Megjithatë, italiani mbetet optimist për të ardhmen dhe beson se gjenerata e re mund ta ndryshojë situatën. Sipas tij, futbollistët që aktualisht luajnë në nivelet U-20 dhe U-17 po tregojnë paraqitje shumë të mira në Evropë.

“Unë mendoj se Italia duhet të jetë në Kupën e Botës së ardhshme. Sipas mendimit tim, gjenerata e re e lojtarëve, ata që aktualisht janë në nivelet U-20 dhe U-17, po paraqiten shumë mirë në Evropë”, shtoi ai.

Ancelotti beson se kjo gjeneratë mund të jetë më cilësore dhe t’i ndihmojë “Azzurrët” të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës.

“Unë mendoj se gjenerata e re në Itali do të jetë më e mirë dhe se Italia do të jetë në gjendje të kualifikohet në Kupën e Botës së ardhshme”, përfundoi trajneri italian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër