Anel Fidovski u zgjidh prokuror publik i PTHP Shkup, Bubevski jo

Nga B.M
543 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 janar – Në mbledhjen e sotme të Këshillit të prokurorëve publik, Anel Fidoski u zgjodh prokuror publik i Prokurorisë themelore publike Shkup.

Krahas Fidoskit, për funksionin konkurruan edhe prokurori i deritanishëm publik Gavrill Bubevski, si dhe Tanja Trajçevska, Dejan Petreski dhe Spaesnka Andonova.

Pas votimit, Fidoski mori mbështetjen më të madhe nga anëtarët e Këshillit dhe me shtatë vota “për” u zgjidh shef i ri i PTHP SHkup. Bubevski mori pesë vota “për”, Trajçevska dhe Andonova nga një votë “për”, ndërsa Petreski nuk mori asnjë votë “për”. Njëherit, me 10 vota “për” Besir Aliu u zgjodh prokuror në Prokurorinë themelore publike Tetovë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër