Angelina Jolie tërheq vëmendjen në Shangai me buzëkuq të kuq dhe stil elegant në eventin e Tom Ford

Nga D. V.
291 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Angelina Jolie u shfaq elegante në një event të Tom Ford në Shangai, ku zgjodhi një veshje të bardhë mëndafshi nga koleksioni SS/26 i markës.

Aktorja 50-vjeçare e kombinoi pamjen me buzëkuq të kuq të theksuar “Scarlet Rouge”, duke e bërë dukjen edhe më tërheqëse, ndërsa u paraqit me flokë bjonde të çrregullta dhe grim minimal, shkruan DailyMail.

Si ambasadore e markës, Jolie u shpreh mirënjohëse për pjesëmarrjen e saj në event dhe theksoi se mezi pret të rikthehet sërish.

Gjatë mbrëmjes, ajo pozoi edhe me drejtorin kreativ të Tom Ford, Haider Ackermann, i cili festonte ditëlindjen e tij.

Paraqitja e saj vjen në një periudhë aktive në karrierë, pasi së fundmi ka qenë e angazhuar si producente dhe aktore në filmin “Couture”. /Telegrafi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër