Anketa e fundit konfirmon: VLEN forca kryesore në kampin politik shqiptar, “VLEN 5.1%, BDI 4.8%”

Nga B.M
414 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 mars, Zhurnal.mk – Sipas anketës më të fundit të realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë “Market Vision” gjatë periudhës 2–18 mars, konfirmon trendet politike në vend, ku VLEN pozicionohet si forca e dytë politike në nivel shtetëror dhe bindshëm e para në bllokun shqiptar.

Sipas rezultateve të publikuara, VLEN gëzon mbështetje më të madhe krahasuar me partitë tjera shqiptare, duke lënë pas subjektet që për vite me radhë kanë dominuar në këtë kamp politik. Ky rezultat reflekton një zhvendosje të qartë të besimit të qytetarëve shqiptarë drejt një alternative të re politike që po ndërton besim mbi ndryshim dhe përfaqësim të denjë.

Në nivel shtetëror, VLEN renditet menjëherë pas VMRO-DPMNE-së, duke u konfirmuar si faktori i dytë politik në vend, përpara partive të tjera si LSDM, BDI dhe Levica. Përkatësisht VMRO-DPMNE gëzon 24 %, VLEN 5.1%, LSDM 4.9% dhe BDI me 4.8%. Ky pozicionim e bën VLEN një aktor kyç në skenën politike dhe një zë të fuqishëm të qytetarëve shqiptarë në institucionet e shtetit, transmeton Zhurnal.

Rezultatet gjithashtu tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit ndaj partive tradicionale, ndërsa rritja e VLEN shihet si reflektim i kërkesës për politikë më të përgjegjshme, më transparente dhe më afër qytetarit.

Ndërsa në pyetjen “A jeni për hyrjen e Maqedonisë në BE me statusin e vendit vëzhgues, pra anëtar i BE-së pa të drejtë vetoje?”, më shumë se gjysma (52%) e të anketuarve deklaruan se janë për hyrjen e Maqedonisë në BE pa të drejtë vetoje.

Anketimi është realizuar nga 2 deri më 18 mars duke përdorur metodën CATI – anketim telefonik, në një mostër prej 1.200 të anketuarish. Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, bazuar në të dhënat për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër