Anulohet shpallja e dytë për zgjedhje anëtari të Këshillit Gjyqësor, pas dyshimeve për deklaratë të rreme

Nga D. V.
522 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 Mars, Zhurnal.mk – Shpallja për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor u anulua për herë të dytë, pas dyshimeve se njëri kandidat dyshohet se ka bërë deklaratë të rreme, raporton gazeta Slobodan Peçat.


Kjo gazetë citon Kryetarin të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjorgjija Sajkoski . t’i ketë thënë gazetës se kandidati Sejfula Osmani dyshohet se gjatë intervistimit në këtë komision nuk ka treguar se është shkarkuar nga detyra e gjykatësit në Gjykatën Themelore të Gostivarit.


Gjatë intervistës së ti, Osmani kishte deklaruar se ai kishte dhënë dorëheqje nga gjykata e Gostivarit.
Siç shkruan kjo gazetë është raportuar më herë se Osmani kishte dhënë dorëheqje para se të shkarkohej në vitin 2020.


Osmani dhe kandidati tjetër Arber Isaku, siç shkruan gazeta u kandiduan për post në Këshillin Gjyqësor nga deputeti Bekim Qoku.


Eshtë kjo hera e dytë që anulohet konkursi për këtë këshill.
Herën e parë u anulua gjithashtu sepse anëtari i propozuar ishte zgjedhur sipas Ligjit të vjetër.
Me anulimin e dytë, kuvendi duhet të shpallë një konkurs të tretë.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër