Autobusi i Durmo Tours kapet me rreth 600 fishekë

Nga Xh M
1,025 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 mars – Alsat mëson ekskluzivisht se ekipet mobile të Doganës së Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Tabanoc kanë ndaluar autobusin e kompanisë Durmo Tours.

Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 600 fishekë, kalibër i armëve të vogla dhe armë të gjata. Jo zyrtarisht mësohet se municioni i kapur është i njërit prej shoferëve që e ka drejtuar autobusin, i cili sasinë e kishte fshehur në një vend special. Dogana dhe Prokuroria Publike pritet të dalë me versioni zyrtar.

Ndaj njërit prej shoferëve nuk përjashtohet masa e paraburgimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër