“APEL” Kujdes me fëmijët dhe adoleshentët në fushat zgjedhore!

nga Redaksia

Shkup, 11 shtator – Partitë politike tanimë kanë filluar të organizojnë tubime zgjedhore në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 19 tetor. Ajo që duket, ngjashëm sikur në çdo palë zgjedhje të organizuar më parë është edhe pjesëmarrja e të rinjve, ose atyre që janë nën moshën madhore, shkruan “Zhurnal.mk”.

Pikërisht për këtë arsye, partitë politike duhet të kenë kujdes dhe mos të lejojnë kyçjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nëpër fushata zgjedhore.

Përveç thirrjes drejt të gjitha subjekteve politike që të mos shfrytëzojnë fëmijët në fushatë zgjedhore, u bëhet apel edhe prindërve që të mos i politizojnë fëmijët e tyre.

Përfshirja e fëmijëve në fushatë elektorale nga subjektet politike përbën shkelje të të drejtave të tyre, shfrytëzim, e në të njëjtën kohë nuk është në interesin më të mirë të tyre.

Gjithashtu duhet që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të monitorojë nga afër aktivitetet e subjekteve politike dhe në çdo rast të shkeljes së konstatuar të lidhur me shfrytëzimin e fëmijëve si pjesë e fushatës elektorale, të ndërmarrë masa bazuar në legjislacionin në fuqi.

Megjithatë, në të njëjtën kohë duhet që edhe prindërit të mos i politizojnë fëmijët, të mos i përfshijnë në asnjë formë në fushatë dhe të mos i marrin fëmijët me vete në aktivitetet të cilat organizohen nga partitë politike. 

Gjithashtu nevojitet që edhe mediat të cilat mbulojnë fushatën zgjedhore, që të ndërmarrin një rol aktiv në monitorimin e situatës dhe të bëjnë publike rastet ku fëmijët shfrytëzohen për qëllime partiake gjatë fushatës elektorale, gjithmonë duke mbrojtur identitetin dhe integritetin e fëmijës.

Në të kaluarën ka pasur shumë shkelje të të drejtave të fëmijëve. Shumë parti politike i kanë përdorur fëmijët e dëshmorëve ose familjeve të tyre për pikë politike. Kjo është në kundërshtim me çdo normë dhe vlerë qoftë politike por edhe kombëtare.

Prandaj, partitë duhet të kenë kujdes se çfarë fushatash zgjedhore bëjnë. Me rëndësi është të ketë fushata dinjitoze, pa gjuhë të urrejtjes, pa ofendime, pa shpifje dhe pa përdorur fëmijët si “mish për top” për interesa të politikanëve, shkruan “Zhurnal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More