Shkup, 16 prill – Pas deklaratës së Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të saj, Arben Taravari, se partia do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të tetorit, sot janë mbledhur liderët e tjerë të koalicionit VLEN për të diskutuar hapat e mëtejshëm.
Në këtë takim mungon vetë Taravari, duke shtuar dyshimet se koalicioni mund të marrë një vendim për ta larguar Aleancën për Shqiptarët nga radhët e saj.
Në lidhje me këtë takim, Taravari për Gezetën Lajm është shqëtësuar dhe brengosur për mos ftesën në këtë ngarje.
Sipas burimeve që ka portali TS, pritet që pas përfundimit të takimit të publikohet edhe vendimi zyrtar i tre liderëve të mbetur në VLEN.
Ajo që bie në sy është mungesa edhe e Bekim Qukut, një figurë tjetër aktive e koalicionit, gjë që shton më tej elementin e pazakontë në këtë zhvillim të ri politik.

