Arbër Ademi akuzon Gjykatën Kushtetuese: Po minohen arritjet e Marrëveshjes së Ohrit

Nga B.M
1,076 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 mars, Zhurnal.mk – Sekretari i përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut lidhur me projektin “Safe City”, duke e akuzuar këtë institucion se po vepron në funksion të qeverisë dhe në dëm të të drejtave të shqiptarëve.

Në reagimin e tij, Ademi ka kritikuar edhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, duke e cilësuar si anti-shqiptar dhe duke theksuar se vendimi për projektin “Safe City” përbën, sipas tij, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ndërhyrje në rendin juridik të vendit.

Sipas Ademit, vendimmarrja në këtë institucion po bëhet duke anashkaluar përfaqësuesit e komuniteteve jo-maqedonase.

“Prej kohësh e kemi thënë: Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një mjet të kësaj qeverie për të minuar çdo arritje nga Marrëveshja e Ohrit. Kryetari i këtij institucioni parapolitik nuk e fsheh anti-shqiptarizmin. Për ‘Safe City’, sms-porositë të dërgohen vetëm në maqedonisht. Edhe në anglisht lëshohen porositë, por vetëm në shqip nuk mundet”, ka shkruar Ademi.

Ai shtoi se gjatë vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese, dy gjyqtarët shqiptarë dhe një gjyqtar turk janë mbivotuar, duke e krahasuar situatën me praktikat e viteve të nëntëdhjeta.

Ademi gjithashtu kritikoi edhe partitë shqiptare në qeveri, duke thënë se ata që më herët kanë deklaruar se “do të kujdesen për shqiptarët”, sot nuk po reagojnë ndaj këtyre zhvillimeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër