Arlinda Kadri Shahinoviq dhe Suzana Joshevska – Anastasovska u zgjodhën anëtare të Këshillit Gjyqësor

Nga admin
589 e lexuar

Shkup, 12 janar – Profesoresha inordinare Arlinda Kadri Shahinoviq dhe avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska sot u zgjodhën anëtare të Këshillit Gjyqësor. 

Deputetët në Kuvend në seancën e sotme votuan për dy propozimet e kryetares Gordana Siljanovska-Davkova, e cila në shpjegimin e saj theksoi se gjatë përzgjedhjes së kandidatëve është udhëhequr nga profesionalizmi, kompetenca, si dhe kredibilitetit profesional dhe personal. 

Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se reformat në gjyqësor duhet të udhëhiqen nga personalitete të cilat janë të njohura në sferën e tyre të veprimit. 

Siljanovska-Davkova theksoi se dy kandidatët nuk i propozoi sepse janë gra, por kryesisht për shkak të profesionalizmit dhe kompetencës së tyre. Sipas saj, rekrutimi i njerëzve të përkushtuar ndaj drejtësisë, profesionistë dhe kompetentë në këtë fushë, do të kontribuojë në vendosjen e kritereve të njëjta edhe gjatë përzgjedhjes së gjykatësve, rritjen e përgjegjësisë së tyre, si dhe marrjen e raporteve të argumentuara nga Këshilli Gjyqësor me propozime specifike për tejkalimin e problemeve në gjyqësor, që do të nënkuptojë një hap përpara në reforma.

Gjatë seancës së sotme, deputetët në lexim të parë miratuan edhe propozim-ligjet për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për marrëveshje jashtëgjyqësore, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit e Regjistrit të sigurimit të detyrueshëm social, Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara, si dhe Propozim-ligjin për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës për financim shtesë të Projektit për ndërtimin e sallave sportive.

Në vijim është debati për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër