Arrestohet 32-vjeçari nga Shkupi pasi goditi me veturë një person me trotinet dhe e sulmoi fizikisht

Nga Xh M
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një 32-vjeçar nga Shkup është arrestuar pasi me veturë ka goditur një person që po drejtonte trotinet, e më pas edhe e ka sulmuar fizikisht. Në publik është shfaqur edhe një video nga incidenti, e cila tregon skenën dramatike në rrugë.

Në pamjet shihet se si drejtuesi i trotinetit qëndron i shtrirë në rrugë, ndërsa mbi të qëndron shoferi i veturës, ndërkohë që dëgjohen reagime dhe thirrje të shqetësuara nga kalimtarët.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 26 mars 2026 rreth orës 11:10, në territorin e Komunës së Aerodromit, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, A.S. (32) nga Shkupi, duke drejtuar veturë të tipit “BMW”, ka goditur një trotinet të drejtuar nga Z.I. (41), po ashtu nga Shkupi.

Pas përplasjes, i dyshuari ka dalë nga vetura dhe e ka sulmuar fizikisht personin tjetër.

Më vonë gjatë ditës, rreth orës 16:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria dhe e kanë shoqëruar në Stacionin Policor Kisella Vodë.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘dhunë’, në përputhje me nenin 386 të Kodit Penal”, njoftojnë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër