Arrestohet, Ilço Gjorgjioski, ish kryetar i Federatës së Futbollit në RMV

Nga D. V.
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 qershor, Zhurnal.mk – Ilço Gjorgjioski, ish-kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), është ndaluar në një aksion të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë Financiare, raporton Sport1.mk, transmeton Zhurnal.

Nën udhëheqjen e një prokurori nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me MPB-në dhe Policinë Financiare, që nga orët e hershme të mëngjesit po zhvillohet një aksion në disa lokacione, ku po kryhen kontrolle, ndërsa në kuadër të këtij aksioni është ndaluar edhe ish-drejtuesi i Federatës të Futbollit të Maqedonisë.
Së bashku me të është ndaluar edhe Olgica Mladenovska, përgjegjëse për financat gjatë mandatit të tij, si dhe rreth dhjetë persona të tjerë, të cilët dyshohen për keqpërdorime financiare me të cilat është dëmtuar buxheti i Shtëpisë së Futbollit.

Brenda një periudhe të shkurtër kohore, për herë të dytë një ish-drejtues i FFM-së përfundon në paraburgim për akuza serioze për krim financiar. Më pak se dy muaj më parë u arrestua edhe Muamed Sejdini, i akuzuar për përvetësimin e 700.000 eurove, donacion nga UEFA për ndërtimin e një tribune në stadiumin e Ohrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër