AUV: Vazhdojnë kontrollet e jashtëzakonshme inspektuese në tregjet e gjelbra

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) kumtoi se do t’i vazhdojë kontrollet e prëforcuara të jashtëzakonshme inspektuese në tregjet e gjelbra, qëllimi i të cilave, siç kumtoi, është “asgjësimi i tregtisë ilegale me fruta dhe perime dhe shitja e ushqimit në kushte joadekuate, pa prejardhje, shpesh nga stërshitës të cilët tregtojnë jashtë hapësirave të organizuara të tregut”.

“Javën e kalaur, në kuadër të aksioneve të kryera në Tregun e gjelbër të Shkupit dhe në tregun në lagjen Gjorçe Petrov, janë konfiskuar dhe shkatërruar mbi pesë tonë ushqim i pasigurt. Bëhet fjalë kryesisht për fruta dhe perime të cilat janë shitur ilegalisht, jashtë tregut, me çka drejtpërdrejtë e rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve, por edhe e prishin konkurrenën e tregut, në dëm të prodhuesve primarë bujqësorë dhe tregtarëve legalë”, informoi AUV.

Kontrollet kryhen në koordinim me inspektimin komunaë të Qytetit të Shkupit, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Inspektoratin shtetëror të tregut, me qëllim të parandalimit të tregtisë ilegale dhe sigurimit të kushteve ligjore për shitje të ushqimit.

“Agjencia për ushqim dhe veterinari do të vazhdojë me kryerjen e kontrolleve të prëforcuara edhe gjatë periudhës në vijim, më lokacione të ndryshme në Shkup dhe vend. Qëllimi është mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve, parandalimi i qarkullimit të ushqimit të pasigurt dhe krijimi i kushteve të drejta për punë të tregtarëve legalë dhe prodhuesve primarë bujqësorë”, theksohet në kumtesën e AUV-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër