Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat nga analizat e bëra në 160 mostra nga 53 pika matëse.
“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 13 deri më 16 tetor mori 160 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 160 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 47 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”, informon NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup.
Raporti javor laboratorik mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.
