Azemi: Ndërrimi i njehsorëve elektrikë po rrezikon fshehjen e provave

Nga Xh M
293 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 prill Zhurnal.mk – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (Lidhja Demokratike e Kosovës), Visar Azemi, ka deklaruar se pas nisjes së hetimeve për skandalin me njehsorët elektrikë, ka filluar edhe ndërrimi i tyre, gjë që sipas tij përbën rrezik për fshehjen e provave.

Ai tha se një veprim i tillë mund të konsiderohet vepër penale dhe kërkoi që njehsorët të hetohen në laboratorë të pavarur.

“Sapo u zbulua skandali me njehsorët elektrikë, hetimet nisën. Por në vend që të ruhen provat, KEDS dhe Ministria po i ndërrojnë njehsorët e vjetër dhe po rrezikojnë fshehjen e manipulimeve. Fshehja e provave është vepër penale. Njehsorët duhet të hetohen në laboratorë të pavarur, jo nga ata që dyshohen për hajninë”, ka thënë Azemi.

Ai ka kërkuar transparencë të plotë në procesin e hetimeve dhe trajtimin e pajisjeve si prova materiale deri në sqarimin e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër