Fermerët nisin punët e pranverës, në Gjirokastër përgatiten për mbjelljen e misrit

Nga Xh M
221 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjirokastër, 13 prill Zhurnal.mk – Pas një dimri të vështirë në Gjirokastër, fermerët i janë rikthyer me intensitet punëve të pranverës. Kushtet e motit gjatë muajve të kaluar kanë shkaktuar vonesa në përgatitjen e tokës, por tani puna në ara ka nisur me ritme të shpejta për të rikuperuar kohën e humbur. Aktiviteti bujqësor është shtuar ndjeshëm dhe fermerët po shfrytëzojnë çdo ditë të favorshme për të ecur përpara me mbjelljet.

Sipas specialistëve të bujqësisë, deri tani është mbjellë një sipërfaqe e konsiderueshme me kulturën e jonxhës, e cila mbetet ndër më të rëndësishmet për zonën. Procesi i mbjelljes vijon ende, pasi fermerët synojnë të sigurojnë bazën ushqimore për blegtorinë dhe të përmirësojnë prodhimin për sezonin në vazhdim. Kushtet aktuale të tokës dhe temperaturat pranverore po konsiderohen të përshtatshme për zhvillimin e kësaj kulture.

Pas përfundimit të mbjelljes së jonxhës, fermerët po orientohen drejt një tjetër kulture kryesore për qarkun e Gjirokastrës, atë të misrit.

Mbjellja e misrit pritet të intensifikohet në ditët në vijim, duke qenë se kjo kulturë ka një rol të rëndësishëm në ekonominë bujqësore të zonës. Fermerët shpresojnë që kushtet klimatike të mbeten të qëndrueshme, në mënyrë që ky sezon të sjellë rendimente më të larta dhe të kompesojë vështirësitë e dimrit .

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër