Balla homazhe për 5 Majin: Kavaja ka dëshmorë në të gjitha përpjekjet për çlirim

Nga D. V.
433 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 maj, Zhurnal.mk – Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, përkujtoi sot Ditën e Dëshmorëve nga Kavaja, ku vendosi buqeta me lule pranë busteve të figurave të njohura të historisë, nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare tek lufta për Çlirimin e Kosovës.

Ndërsa vendosi buqetë me lule tek busti i Indrit Carës, dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Balla theksoi se Kavaja i ka dëshmorët në të gjitha përpjekjet për çlirim.

“Nuk ka vend më të bukur në Shqipëri sesa në Kavajë për të kujtuar 5 Majin, sepse Kavaja i ka dëshmorët në të gjitha përpjekjet për çlirim, ka dëshmorët e luftës Antifashiste Nacionale Çlirimtare, ka dëshmorët e Demokracisë, dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ”, u shpreh Balla, duke theksuar se ky qytet mbart një histori të pandërprerë sakrifice dhe atdhedashurie.

Po gjatë ditës së sotme, Balla ka vendosur kurora me lule edhe në Rrogozhinë ku përkujtoi të gjithë të rënët në shërbim të vendit, ku theksoi se 5 Maji nuk është vetëm një ditë kujtese, por një thirrje për reflektim dhe përgjegjësi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër