Balla takim me Tarquinio: Ambicia jonë, mbyllja e negociatave teknike brenda 21 muajve

Nga D. V.
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri (SAPC), Taulant Balla zhvilloi një takim në Bruksel me Marco Tarquinio, bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri.

Në fokus të këtij takimi ishte ecuria e procesit të negociatave dhe thellimi i bashkëpunimit institucional.

“Ambicia e Qeverisë dhe e Kuvendit është të përmbyllim negociatat teknike brenda 21 muajve të ardhshëm, duke iu referuar edhe progresit të arritur me hapjen e të gjithë grup-kapitujve në vetëm 13 muaj. KPSA është mekanizëm kyç për dialog transparent, llogaridhënie dhe bashkëpunim mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë”, u  shpreh Balla.

Gjatë takimit, dy bashkëkryetarët ranë dakord që mbledhja e radhës e KPSA-së të zhvillohet në muajin korrik në Strasburg, ndërsa sesioni pasues të mbahet në shtator në Tiranë, në funksion të forcimit të mëtejshëm të dialogut institucional dhe bashkëpunimit parlamentar BE–Shqipëri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër