Banka Popullore shpall konkurs për hulumtuesit e rinj, thirrje për të rinjtë deri në 35 vjeç – çmimi i parë 130 mijë denarë

Nga R.ZH
1,121 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 qershor, Zhurnal.mk – Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit vjetor për hulumtuesit e rinj për vitin 2027, me qëllim të nxitjes së veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe promovimit të kuadrove të reja profesionale në fushën e makroekonomisë, bankave dhe sistemeve bankare.

Në konkurs mund të marrin pjesë persona deri në moshën 35-vjeçare, shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët do të paraqesin punime origjinale kërkimore nga fushat e përcaktuara. Nga e drejta e pjesëmarrjes përjashtohen të punësuarit në Bankën Popullore.Sipas kushteve të konkursit, për punimin më të mirë është paraparë një shpërblim në vlerë prej 130 mijë denarësh, ndërsa autori i punimit të renditur në vendin e dytë do të shpërblehet me 65 mijë denarë.

Banka Popullore thekson se çmimi synon të inkurajojë zhvillimin e mendimit shkencor dhe angazhimin e të rinjve në hulumtime që kontribuojnë në avancimin e njohurive në fushën ekonomike dhe financiare.Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën elektronike të përcaktuar nga Banka Popullore, ndërsa afati i fundit për paraqitjen e punimeve është 1 shkurt 2027.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër