Drita ka lëshuar sërish një fitore në minutat e fundit, këtë herë në udhëtimin ndaj Florianës, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Takimi ishte i hapur që nga fillimi, me të dyja skuadrat që kërkuan golin dhe krijuan raste shënimi, ndërsa në fund rezultati përfundimtar ishte 1-1.
Skuadra gjilanase pati më shumë posedim të topit dhe ndërtoi disa aksione të mira, por i mungoi konkretizimi dhe fati para portës. Igball Jashari pati një mundësi të artë për të shënuar, por nuk arriti ta mposhtë portierin e skuadrës vendase.
