Barcelona thuhet se po përshpejton për një transferim të sulmuesit të Club Brugge, Nicolo Tresoldi, këtë afat kalimtar të verës.
Klubi katalunas është shumë i interesuar të nënshkruaj me një sulmues qendre këtë verë, ku objektivi kryesor është Julian Alvarez.
Megjithatë, mediat kanë filluar të përmendin edhe emra tjerë alternativ si Lautaro Martinez, por edhe Tresoldi.
Sipas faqes Caugh Offside, Barcelona po përshpejton lëvizjen e saj për sulmuesin e Club Brugge, Nicolo Tresoldi, i vlerësuar rreth 45-50 milionë euro.
Manchester United, Chelsea dhe Tottenham Hotspur janë gjithashtu të vendosur në garë për transferimin e 21-vjeçarit gjerman.
Club Brugge tashmë ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë eurosh nga Roma, ndërsa Barcelona aktualisht duket të jetë favorite.
Tresoldi ka shkëlqyer sezonin e fundit me Club Brugge, ku ka zhvilluar 60 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 25 gola dhe 10 asistime.
Me kombëtaren e Gjermanisë U21, Tresoldi ka 24 ndeshje, duke shënuar 12 gola.

