BDI thërret për rishikim të vendimit për rritje të çmimeve të naftës

Nga D. V.
1,162 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 Mars, Zhurnal.mk – Partia opozitare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka akuzuar autoritetet vendore për vendimin e djeshëm për rritje të çmimeve të naftës dhe derivateve të shitjes me pakicë që nga dita e sotme dhe ka e ka ftuar qeverinë dhe Komisionin Rregullator për Energjetikë për rishikim të vendimit.
“Rritja e çmimit të derivateve për 15 denarë për litër nga mesnata e kaluar është një goditje e re për ekonomitë familjare dhe për bizneset. Kjo krizë ishte e paralajmëruar prej javësh, por qeveria nuk ndërmori asnjë masë për të mbrojtur qytetarët,” tha sot BDI në një konferenë për shtyp.
“I bëjmë thirrje Komisionit Rregullator për Energjetikë që, duke filluar nga sot, të ndërhyjë dhe të rishikojë vendimin e djeshëm për çmimet,” tha kjo parti.
BDI po ashtu tha se qeveria duhet që të përdorë rezervat shtetërore të naftës, për të cilat tha se janë në dispozicion për 62 ditë dhe me çmim maksimal 71 denarë për litër.
Ajo e ftoi qeverinë që të ulë akcizat dhe detyrimet e tjera për derivatet e naftës.
Si masë shtesë, BDI kërkoi edhe ndëshkimin e operatorëve që nuk kanë furnizuar qytetarët me karburant gjatë fundjavës dhe ditës së hënë.
Thirrjet e BDI-së bëhen pasi që nga sot çmimet e naftës dhe benzinës në stacionet e shitjes u rritën me vendimin e Komisioni Rregullator i Energjetikës, pas trazimit të tregjeve botësore për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Ky komision, njoftoi përmes një komunikate se çmimet e shitjes me pakicë nëpër stacionet e shitjesë që nga sot do të jenë më të mëdha dhe atë:

  • Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 79,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 81,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 85,50 (denarë/litër)
  • Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 82,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU – 42,586 (denarë/kilogram)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër