BE-ja autorizon negociatat me shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kosova drejt heqjes së roamingut me Evropën

Nga D. V.
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 03 qershor, Zhurnal.mk – Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë autorizuar hapjen e negociatave me shtetet e Ballkanit Perëndimor për heqjen e roamingut.

Ky vendim do të miratohet edhe formalisht në takimin e ministrave të Brendshëm, që do të mbahet nesër, kur edhe nis procesi i negociatave individuale me secilin shtet të rajonit, i cili duhet të çojë drejt heqjes së plotë të roamingut.

Presidenca qipriote e Bashkimit Evropian e ka përshëndetur këtë vendim, duke nënvizuar se e mbështet fuqimisht rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi i zonës pa roaming është një shenjë e qartë e angazhimit tonë ndaj rajonit. Ne presim me padurim miratimin zyrtar të vendimit që autorizon hapjen e negociatave për këto marrëveshje”, ka thënë një zëdhënës i Presidencës së Qipros në BE.

Vendimi në fjalë i referohet hapjes së negociatave për marrëveshje sektoriale ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, përkatësisht për roamingun në rrjetet publike të komunikimeve mobile, raporton rtk.

Zyrtarët evropianë synojnë që procedurat e negociimit dhe arritja e marrëveshjeve të përmbyllen brenda gjashtë muajsh. Kjo marrëveshje, kur të arrihet, nënkupton lidhje të pandërprerë me tarifa vendore për qytetarët nga rajoni që vizitojnë zonën e BE-së, si dhe anasjelltas. Në rastin ideal, roamingu ndërmjet rajonit dhe shteteve të Bashkimit Evropian mund të hiqet që vitin e ardhshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër