Berisha: Dorëheqja e Ramës, zgjidhja për situatën politike në vend

Nga D. V.
673 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përpara nisjes së seancës së sotme plenare përshëndeti protestuesit që po e prisnin në selinë e Partisë Demokratike.

“Ja përfaqësuesit e vërtetë të shqiptarëve. Këta janë”, tha Berisha, duke iu drejtuar protestuesve.

Në prononcimin për mediet, Berisha theksoi se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është, sipas tij, zgjidhja për situatën politike në vend.

“Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj gjendje dhe të kësaj situate dramatike që përjeton vendi”.

Berisha theksoi se, “Edi Rama përjeton periudhën e poshtërimit më maksimal të një qeveritari, të një kryeministri”.

“Ne sot jemi këtu për të shprehur mendimin e qytetarëve shqiptarëve”, tha Berisha duke theksuar se PD do të votojë në unison për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Ndërkohë grupi parlamentar demokrat po mblidhet pak përpara seancës plenare ku pritet të votohet lidhur me projektvendimin “Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër