Berisha: Kosova mund të ketë kandidat konsensual për president nga komuniteti egjiptian

Nga D. V.
449 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 prill, Zhurnal.mk – Deputeti i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha, ka kritikuar partitë shqiptare për mungesë bashkëpunimi në arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Berisha tha se mosgjetja e një konsensusi politik po e vështirëson procesin dhe theksoi gatishmërinë e komunitetit që ai përfaqëson për të ofruar një zgjidhje.

“Edhe nëse vërtet ka mbetë Kosova pa asnjë person konsensual ne si komunitet egjiptian jemi të gatshëm që të ofrojmë një kandidat konsensual me vlera prej një akademiku edhe besoj që ndoshta është mundësi që ky person të jetë konsensual”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër