Hoti kritikon Qeverinë për mungesë të transparencës në procesin e dialogut

Nga D. V.
347 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 prill, Zhurnal.mk – Deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për mungesë të transparencës në procesin e dialogut teknik me Serbinë, duke e cilësuar si situatë shqetësuese për Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka kërkuar që Kuvendi të nxjerrë një rezolutë që adreson çështjen e transparencës dhe rikonfirmon orientimin për marrëveshje me njohje reciproke.

“Në emër të grupit parlamentar të LDK-së, do të flas për dy tema nacionale, e para është dialogu me Serbinë. Gjatë këtyre muajve dhe viteve, në menaxhimin e këtij procesi është një kthim prapa dhe nuk është hera e parë që po e përmendim, sepse ka pasur një dakordim që ky proces të orientohet drejt marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke, ndërkohë që tash është kthyer mbrapa, në atë që ne e kemi quajtur për vite të tëra, dialog teknik”, tha Hoti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër