Berisha: Kryengritja paqësore nuk do të ndalet, do ta fitojmë këtë luftë 

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se demokratët dhe opozitarët do ta vijojnë betejën e tyre me “kryengritje paqësore”, për të rrëzuar qeverinë. Në një deklaratë për mediet nga selia blu, Berisha tha se opozita ndodhet në fushëbetejë dhe se do ta fitojnë këtë luftë.

“Edhe një herë, për demokratët dhe opozitarët, paqja është forca. Nuk kërkojmë dhunë për forcë, përkundrazi. Nuk shkojnë protestuesit aty për të qëlluar policët. Nuk shkojnë aty për dhunë. Shkojnë të gjithë me urrejtje kundër Edi Ramës dhe zyrës së tij”, u shpreh Berisha.

“Është kryengritje paqësore kjo. Jemi në fushëbetejë. Do e fitojmë këtë luftë ne. Ne, çdo betejë që kemi nisur, e kemi fituar. Por jo luftën, akoma. Do fitojmë luftën”, tha Berisha.

Berisha tha se protesta e 10 shkurtit ishte një nga më të fuqishmet në vend dhe theksoi se jehona e saj ka pasur ndikim global.

“Ju e keni parë jehonën më të jashtëzakonshme, më të rrufeshme të protestës së 10 shkurtit në të gjitha rrjetet televizive të botës”, tha kreu i opozitës.

Duke iu referuar protestës së paralajmëruar më 20 shkurt, Berisha tha se “kryengritja paqësore nuk ndalet”.

Berisha gjithashtu reagoi ndaj arrestimit të protestuesve, duke i cilësuar “heronjtë e protestës”.

Berisha theksoi se ata janë të rinj nga 16 në 21 vjeç, janë arrestuar pa asnjë akuzë, vetëm për shkak të kundërshtimit të politikave të qeverisë.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Berisha u pyet edhe për propozimet e mazhorancës për ndryshimin e Kodit Penal për pezullimet nga gjykata. Berisha tha se mazhoranca kërkon që të “krijojë një parzmore tjetër”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More