Humanitet në vepër, për vetëm gjashtë orë u mblodhën 3,1 milionë denarë për shërimin e vogëlushes Ana

Nga Xh M
608 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shkurt – Fushata për trajtimin e tetëvjeçares Ana Jovançeva është mbyllur zyrtarisht, pasi për vetëm gjashtë orë u mblodhën 3,1 milionë denarë, njoftoi doktori Nenad Lazarov.

Bëhet fjalë për një nga aksionet humanitare më të shpejta dhe më masive në periudhën e fundit, me çka janë siguruar plotësisht mjetet e nevojshme për ndërhyrjen kirurgjikale dhe trajtimin jashtë vendit. Me këtë, siç theksoi Lazarov, familja e Anës është të paktën financiarisht e lehtësuar në periudhën më të vështirë të jetës së tyre.

Ana është diagnostikuar me një tumor të rrallë dhe jashtëzakonisht agresiv në sinuse – Tu Foss pterygopalatina, Sinus sphenodalis lat dex et orbitae lat dex, me përfshirje të orbitës. Diagnoza është konfirmuar në Kroaci, ku po kërkohet një kirurg i specializuar për kryerjen e operacionit kompleks dhe delikat.

Sëmundja është serioze dhe me rrezik të lartë, ndërsa koha ishte faktor kyç, për këtë arsye fushata u cilësua si më urgjentja deri më tani. Reagimi masiv i qytetarëve brenda pak orësh tregoi solidaritet dhe bashkim të madh kur bëhet fjalë për jetën e një fëmije.

“Të dëshirojmë çdo të mirë, Ana. E gjithë shteti u ngrit për ty”, porositi Lazarov, duke shtuar se mbështetja për vajzën dhe prindërit e saj do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër