Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Nga B.M
810 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë nuk paraqet asnjë kërcënim për askënd dhe se synimi i tij është stabiliteti i rajonit, ka deklaruar të enjten ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për BE, Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO, Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s, dhe për këtë arsye interesat tona janë të përbashkëta. Ne kemi interes stabilitetin e këtij rajoni të Evropës, e jo destabilizimin”, ka thënë Anushiq për agjencinë e lajmeve “Beta”.

Ai ka theksuar se Kroacia dëshiron t’i ndihmojë Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, përkatësisht në BE dhe NATO, “njëjtë sikur që janë të gatshëm të ndihmojnë edhe Serbinë”.

“Kroacia dëshiron t’i ndihmojë Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, përkatësisht në BE dhe NATO, ashtu siç jemi të gatshëm ta bëjmë edhe për Serbinë, nëse vendos të ndjekë rrugën evropiane apo atë të NATO-s… Nuk kemi qenë kurrë kërcënim për askënd, e veçanërisht jo Kroacia, dhe as nuk e planifikojmë të jemi. Anëtarësimi ynë në NATO dhe BE na obligon dhe ne as mundemi, as duam të veprojmë ndryshe”, tha më tej ministri kroat i Mbrojtjes”, theksoi ministri kroat, i cili sot mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. /Kosovapress/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër