Berisha kundêrshton rreptë propozimin e Ramës dhe Vuçiçit për integrim të pjesshëm në BE

Nga admin
417 e lexuar
A+A-
Rivendos

Tiranë/Bruksel, 3 Mars 2026, Zhurnal.mk– Partia Demokratike (PD) e Shqipërisë sot e hodhi poshtë me vendosmëri propozimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për integrim të pjesshëm të vendeve kandidate në Bashkimin Evropian pa të drejtë vote/veto, pa komisionerë dhe vende në Parlamentin Evropian.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se Rama dhe Vuçii gabojnë shumê me propozimin e tyre vetëm për qasje në tregun unik të BE-së dhe zonën Shengen, duke braktisur anëtarësimin e plotë dhe reformat e nevojshme veçanërisht në sundimin e ligjit, shkruan Zhurnal.mk

“Kryeartikulli i padronit Vuçiç dhe argatit Rama në Frankfurte Alemaine Zeitung duhet të kuptohet qartë. Këta dy krerë të organizatave kriminale më të rrezikshme në Europë, i sugjerojnë BE-së që tu akordojë vetëm tregtinë e lirë dhe fondet e procesit të rritjes dhe se këta nuk kërkojnë as votë dhe se këta nuk pranojnë të plotësojnë kriteret e Kopenhagenit as ato që quhen mirësitë që duhet të gëzojë komuniteti nga procesi anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, mirësi në fushën sociale dhe fusha të tjera.

“Pra këta kanë hall vetëm oligarkët e tyre. Këta zotohen se nuk do të zhvillojnë zgjedhje, sepse kriteret e Kopehangenit kanë kusht zgjedhjet e lira. Këta zotohen se do të kontrollojnë drejtësinë, sepse ato kritere kanë drejtësinë e pavarur. Pra Edi Rama po mbyll përfundimisht dyert e BE-së për shqiptarët, çka kam bindjen më të thellë, se kjo nuk do mund të bëhet kurrë realitet,” tha Berisha.

Kryetari i PD-së tha se pavarësisht propozimit të përbashkët të Ramës me Vuçiçin, qytetarët e Shqipërisë nuk do të ndalen në aspiratat e tyre që vendi të bëhet anëtar i plotë i BE-së.

“Asgjë nuk do të jetë në gjendje t’i ndalë shqiptarët në udhëtimin e tyre plot sakrifica dhe vështirësi dhe në përgjithësi të pandalshëm drejt integrimit të plotë në BE”, tha Berisha.

Propozimi i Ramës dhe Vuçiçit êshtê kundêrshtuar edhe nga anëtarët e tjerë të opozitës shqiptare.

Edhe në Mal të Zi, ligjvënësja Jelena Nedovic nga partia Evropa Tash (PES) e partisë në pushtet të Kryeministrit Milojko Spajic, tha të hënën se ideja e Ramës dhe Vuçiç synon ta “çimentojë” rajonin e Ballkanit Perëndimor në një “derë hyrëse” të BE-së me qëllim që të dy udhëheqësit të qëndrojnë në pushtet përmes “paqëndrueshmërisë së kontrolluar” në vendet e tyre.

“Ndërsa Rama dhe Vuçiç shkruajnë në mediat e huaja për një ‘rrugë realiste’ dhe ‘reforma të dhimbshme’, situata në terren sugjeron një strategji krejtësisht të ndryshme: qëndrimin në pushtet përmes paqëndrueshmërisë së kontrolluar. Deklarata e tyre e përbashkët nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për ta çimentuar rajonin në “derën hyrëse” të Evropës – ku tregtia zhvillohet pa kufij, por qeveria qeveriset pa ligje”, u citua të thoshte Nedovic nga transmetuesi publik RTCG.

“Duke kërkuar hyrjen në tregun e vetëm dhe Shengen para anëtarësimit të plotë, ata në të vërtetë duan që Ballkani të jetë jashtë BE-së, por me para evropiane. Qëllimi i tyre është një sistem në të cilin mallrat dhe paratë qarkullojnë lirshëm, por hetuesit dhe gjykatat evropiane mbeten jashtë derës”, tha deputetja e Malit të Zi.

Komisioni Evropian (KE) ka reaguar gjithashtu e mbrojti modelin ekzistues të zgjerimit tê BE-sê përballë propozimeve të Ramës dhe Vuçiçit

Një zëdhënës i KE-së i tha tê hênên Zhurnal.mk se për Komisionin Evropian aktual, të udhëhequr nga Kryetarja Ursula von der Leyen, zgjerimi i i BE-sê “është një përparësi kyçe” dhe “një nga mjetet më të fuqishme të BE-së për stabilitet, siguri dhe prosperitet të përbashkët”.

“Dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta bërë zgjerimin realitet. Për ta bërë këtë, ne i mbështesim vendet në zgjerim me të gjithë ndihmën e nevojshme politike, ekonomike dhe teknike. Dhe integrimi gradual tashmë po jep përfitime konkrete që para anëtarësimit”, shtoi zëdhënësi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër