Berisha: Protesta e sotme, kryengritje paqësore

Nga B.M
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri thirrje për mbështetje masive të qytetarëve në protestën që do të organizohet sot pasdite në Tiranë, duke e cilësuar këtë moment si një nga më kritikët në historinë e vendit.

Në një konferencë për mediet, Berisha kërkoi që qytetarët të bashkohen në bulevardet dhe rrugët e Tiranës, për të dërguar një mesazh të fuqishëm dhe dinjitoz për të kundërshtuar qeverinë dhe korrupsionin e saj.

Ai ka theksuar se skenari i protestës së sotme është një ‘kryengritje të fuqishme paqësore,’ e cila ka për qëllim të dërgojë një mesazh të qartë, si në Shqipëri, ashtu edhe në shtetet e tjera evropiane dhe perëndimore.

“Jemi të vendosur që të mbrojmë me çdo çmim, vlerat e përbashkëta që njerëzit e lirë ndajnë në Shqipëri dhe botë. Skenari sot zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe inicimit menjëherë të fazës tjetër të grushtit të shtetit, nga Edi Rama. Por zhvillohet edhe pas kartonit të zi, që i nxori mbrëmë dhe sot në Bruksel njeriut që për vjedhjet e tij, është i gatshëm ti vërë fjalën një procesi aq jetik, integrimit europian të Shqipërisë”, tha kreu i PD-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër