Berisha: Rama po bllokon kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut

Nga D. V.
280 e lexuar
A+A-
Rivendos

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se mazhoranca po bllokon kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes, Belinda Balluku.

Në një deklaratë për mediet, Berisha theksoi se “është Rama vetë ai që bllokon dërgimin e raportit të anëtarëve të komisionit në kryesinë e parlamentit për t’u futur në agjendë”.

Berisha ftoi qytetarët që ditën që do të paraqitet kërkesa për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut në Kuvend të mblidhen para parlamentit, sipas tij, për të mbrojtur Kushtetutën, ligjin dhe dinjitetin kombëtar.

“Me vendimin e tij, në këtë mënyrë siç ka ecur, de facto asgjëson drejtësinë. Askush nuk e mbështet atë në këtë rrugë. Është detyra jonë, është misioni ynë, misioni i qytetarëve shqiptarë të mos pranojnë kurrë t’u mbyllen dyert e Evropës.

“Ndaj dhe sot më shumë se kurrë nevojitet të bashkohemi kundër këtij rreziku të jashtëzakonshëm për fatin tonë, për të ardhmen tonë. Për sa kohë është BE e ardhmja më e mirë dhe fati më i madh i shqiptarëve është anëtarësimi në BE. Nuk mundet kurrë një njeri për interesa personale të na mbyllë dyert”, tha Berisha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër