Bërvenica hyn në garë të fortë: VMRO, LSDM, VLEN dhe BDI nxjerrin kandidatët

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 12 shtator Zhurnal.mk – Në Bërvenicë po merr formë gara për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026.

Partitë e koalicionit qeverisës VMRO-DPMNE dhe VLEN do të garojnë me kandidatë të veçantë. VMRO-DPMNE ka nominuar Stojanço Radiçevskin, kryetar i Komitetit Komunal të partisë në Bërvenicë dhe magjistër i së drejtës civile, ndërsa VLEN do të garojë me Jakup Huseinin, magjistër i shkencave juridike dhe nëpunës në komunë.

Në garë hyn edhe BDI, e cila ka kandiduar Arkin Jahijin. Ndërsa LSDM do të kandidoj me Jovica Radeskin.

Zgjedhjet e parakohshme u shpallën pas vdekjes së papritur, në qershor, të kryetarit Jovica Ilievski, i cili në nëntor 2025 ishte rizgjedhur për një mandat të dytë.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Ilievski fitoi me vetëm 145 vota diferencë ndaj kandidatit të VLEN-it, Hakim Ramadanit.

Sipas regjistrimit të vitit 2021, Bërvenica ka 13.645 banorë, prej të cilëve rreth 54% shqiptarë dhe 45% maqedonas.

18 tetori pritet të sjellë një garë të fortë politike në një nga komunat më të përziera të Pollogut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër