Thaçi do të triumfojë sikurse Kosova! Rama shkruan për Hagën në ditën e Marshit

Nga Xh M
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 shtator Zhurnal.mk – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar sot për Gjykatën Speciale, në ditën kur do të mbahet “Marshi i Lirisë” në Prishtinë.

Rama ka thënë se farsa e gjykimit në Hagë është në ditët e fundit dhe se mund të pritet gjithçka nga autorët e saj.

Kreu i qeverisë shqiptare megjithatë thotë se asksush s’do të mund t’ua marrë lirinë, duke cituar Hashim Thaçin.

“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër