Shkup, 04 Maj, Zhurnal.mk – Numri i të punësuarve në industri në periudhën janar – mars të vitit 2026 krahasuar me të njëjtin tremujore të vitit 2025, është zvogëluar për 3.3%, thonë të dhënat e entit statistikor të vendit, shkruan Zhurnal.mk.
Ndërkohë numri i të punësuarve në industri përpunese është zvogëluar për 2.8% në muajin mars të vitit 2026 krahasuar me muajin mars të vitit 2025.
“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit mars të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6.9 %, në sektorin Industria përpunuese për 2.8 %, ndërsa është rritur në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.6 %,” tha entit sot në një komunikim të të dhënave të reja.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit mars të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek grupet Energjia për 2.1 %, Prodhimet kapitale për 3.6 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3.4 %, dhe Produktet intermediare, përveç energjisë për 2.9%, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.0 %. / Zhurnal.mk.
