Shkup, 04 Maj, Zhurnal.mk – Shkalla e varfërisë në vitin para dy vitesh në Maqedoni të Veriut ishte 21,9%, sipas entit statistikor të vendit.
“Gjatë vitit 2024, shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 21.9%,” tha enti javën e kalaur në një komunikatë.
“Duke analizuar sipas llojeve të ekonomive familjare, shkalla e varfërisë së ekonomive familjare të përbëra nga dy të rritur dhe dy fëmijë në përkujdesje, gjatë vitit 2024 është 17.1%,” thonë më tutje të dhënat e entit statistikor.
Në të njëjtin vit sipas statusit më frekuentues të aktivitetit ekonomik, shkalla e varfërisë te personat e punësuar ishte 7.9%, derisa shkalla e pensionistëve të varfër është 12.0%./Zhurnal.mk
