Shkup, 4 gusht Zhurnal.mk – Numri i të punësuarve në industri në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar për 2.3% në muajin qershor të vitit 2026 krahasuar me muajin qershor të vitit 2025.
Numri i punëtorëve në sektorin minierat dhe gurorët gjatë muajit qershor të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 7.7 %, në sektorin industria përpunuese për 2.1 %, ndërsa është rritur në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.2 %.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit qershor të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie te grupet: energjia për 2.4 %, prodhimet kapitale për 1.8 %, prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.5 %, produktet intermediare, përveç energjisë për 2.4%, dhe prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.7 %.
Numri i të punësuarve në industri në periudhën janar – qershor të vitit 2026 krahasuar me periudhën janar – qershor të vitit 2025, është zvogëluar për 2.9%.
