Bilall Kasami nga Tirana: VLEN po forcon lidhjet me familjen evropiane EPP

Nga D. V.
282 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 maj, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se në vigjilje të aktivitetit “Mëngjesi i lutjeve në Evropën Juglindore” në Tiranë, ka zhvilluar takime me dy figura të njohura të politikës evropiane dhe shqiptare.

Kasami ka theksuar se ka takuar deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Jorida Tabaku, si dhe eurodeputeten Dolors Montserrat.

Sipas tij, në fokus të bisedimeve kanë qenë zhvillimet politike në rajon, bashkëpunimi evropian dhe procesi i anëtarësimit të VLEN-it në Partinë Popullore Evropiane (EPP).

“Takime të tilla janë dëshmi se dialogu dhe partneriteti mbeten çelësi i rrugëtimit tonë drejt vlerave evropiane”, ka shkruar Kasami në statusin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër